Pragndeshja e FA Cup mes Wolves dhe Liverpool ka parë një episod të pabesueshëm në BBC. Ndërkohë që legjenda e sportit Gary Lineker moderonte emisionin në një studio televizive lëvizëse, në sfond kishte zëra pornografikë. Vetë Lineker dhe i ftuari në studio u habitën dhe thanë se nuk e dinin se çfarë ishin këto zëra.
Edhe legjenda Alan Shearer reagoi për një episod që në Angli dhe në gjigantin BBC është një skandal i vërtetë. Duket se Lineker dhe Shearer janë sabotuar nga disa fansa jashtë kabinës së transmetimit, të cilët vendosën zërat bezdisës nga një pajisje celulare.