TIRANË - Hetimet e prokurorisë në lidhje me video-skandalin në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë nxjerrë në pah detaje te tjera. Abuzimi me të miturën kishte nisur para se te mbërrinte në spital.

Kjo bëhet e ditur nga hetuesit por konfirmohet dhe nga pamjet filmike të plota ku duken qarte dy djemtë që ngacmojnë seksualisht shoqen e tyre teksa e transportonin me makine drejt QSUT-së. Gjithçka, thonë hetuesit, ka nisur kur të rinjtë kanë dalë nga lokali pas mesnate dhe janë drejtuar për QSUT.

A1 Report i disponon këto pamje, por për shkak të përmbajtjes së tyre të rëndë, ku ‘viktimë’ është një e mitur, vendos të mos i publikojë. Janë prokuroria dhe policia ato qe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, me protagoniste dy të rinj, që në prill 2014 kur ndodhi ngjarja ishin maturantë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
 
Aktualisht për ngjarjen në pranga ndodhet Evarist Pashaj me masën e sigurisë “arrest me burg”, sekseri i një shërbimi funeral që u bë pjesë e këtij skandali teksa qëndronte në dhomën e urgjencës kur dy të rinjtë ngacmonin seksualisht 17-vjeçaren në gjendje të pavetëdijshme.
 
Ndërsa në kërkim nga policia janë A.Bushaj dhe D. Lamaj që sipas policisë janë dy personat që kanë kryer vepra të turpshme me shoqen e tyre, pra janë edhe personat qe duken në videon regjistruar nga njëri prej tyre dhe shpërndarë me pas në telefona celulare e rrjete sociale. Ndërsa dy të miturit e tjerë A.B dhe P.K të ndaluar për moskallëzim krimi aktualisht hetohen me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)