VIDEO/ Sokol Cikalleshi shënon golin e 7-të në Arabinë Saudite

VIDEO/ Sokol Cikalleshi shënon golin e 7-të në Arabinë Saudite

Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi shënoi golin e shtatë në ligën elitare të Arabisë Saudite. Skuadra e tij, Al Khaleej humbi 2-3 me Al Shabab, duke mos arritur të arkivojë pikët paçka se kavajasi e dërgoi topin në rrjetë.

Ka qenë minuta e 38 e pjesës së parë, kur Cikalleshi e dërgoi sferën në rrjetë. Sulmuesi i Kombëtares udhëhoqi topin nga jashtë zone, dribloi dy kundërshtarë dhe më pas goditja e tij e befasishme u ndal pas krahëve të portierit mik.

Megjithë barazimin momental, Al Khaleej pësoi edhe golin e tretë në pjesën e dytë duke humbur pikë të rëndësishme për mbijetesën. Paçka shtatë golave dhe një asisti në 22 javët e ligës nga Sokol Cikalleshi, skuadra e tij renditet në vendin e parafundit dhe pesë pikë nga zona e mbijetesës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij