Në "Olimpico" Roma vuajti, por në fund fitoi 2-0 kundër Sassuolos falë një forme shumë të mirë të Soule. Fantazisti asistoi për Kone në minutën e 76-të, me këtë të fundit që zhbllokoi sfidën. Tre minuta më vonë Soule përfitoi nga asisti i El Shaarawyt dhe gjeti golin e dytë të ndeshjes. Me 39 pikë Roma ngjitet në vendin e tretë momental. Ndërkohë Sassuolo ka gjashtë ndeshje që nuk fiton.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 12 Mars, 14:12

    PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?