Manchester United është jashtë Kupës së Ligës në Angli dhe për këtë u kujdes Tottenham që fitoi në Londër 4-3, në një ndeshje që ishte dramatike deri në minutat e fundit.
Në ndeshjen çerekfinale mes tyre, Spurs kaluan në epërsinë e trefishtë me dopietën e Solanke dhe golin e Kulusevskit. Nga stoli Amorim hodhi në fushë Zirkzee dhe Diallo, të cilët shënuan dy gola dhe hapën ndeshjen pas dy gafave të portierit Ben Forster.
Tottenham gjeti golin e katërt me Son, i cili shënoi direkt nga goditja e këndit, me United që u ankua për faull kundër portierit. Në fund veterani Evans shënoi golin e tretë për "Djajtë", por ishte Tottnham që kaloi më tej pas fitores 4-3 në EFL Cup, e njohur edhe si Carabao Cup.
Dy përballjet gjysmëfinale janë Tottenham - Liverpool dhe Arsenal - Newcastle.