Forcat e armatosura suedeze kanë shpërndarë ushqim dhe ujë për drejtuesit dhe pasagjerët e 1000 makinave dhe kamionëve të bllokuar për më shumë se 24 orë prej reshjeve të dendura të dëborës në rrugën kryesore të vendit E22.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në të gdhirë për të evakuuar njerëzit që u bllokuan në autostradë, pranë zonës Skane të Suedisë jugore.
Ndërprerja e qarkullimit në E22 filloi rreth orës 09:00 me orën lokale të mërkurën kur bora e bëri autostradën të pakalueshme në të dy drejtimet midis Horby dhe Kristianstad.
“Është kaos total. Problemi është se bie borë aq e madhe sa rruga është e mbuluar me borë vetëm gjysmë ore pas pastrimit“, tha zëdhënësja e policisë Evelina Olsson, raporton BBC.
Erika Sepeliovaite tha për mediat se ajo së bashku me dy fëmijët dhe qenin e saj u liruan pas 19 orësh. Malin Johansson, nga Ahus, tha po ashtu se ajo dhe partneri i saj u liruan kur ekipet e shpëtimit prenë barrierën qendrore të rrugës, duke i lejuar ata të largoheshin në orën 04:30 të së enjtes.
Të enjten në mëngjes policia suedeze tha se kushtet e motit kishin nisur të përmirësohen, por shtoi se rruga nuk do të pastrohet deri në orën 08:00 të së premtes.
Sakaq, edhe autobusët e trenat u anuluan në rajonin Skane, ndërsa autoritetet u kërkuan njerëzve të shmangin udhëtimet e panevojshme.
Kaosi me bllokimin e kësaj autostrade ndodhi në një kohë kur temperaturat në Suedi kanë rënë ndjeshëm. Stacioni i motit Kvikkjokk-Arrenjarka në veri të vendit regjistroi natën e tij më të ftohtë në 25 vjet të martën mbrëma, me termometrin që shënoi -43.6 gradë Celcius.
S.S/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Janar, 11:12
Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?
-
Shëndet
77.6%
-
Mirëqenie
15.6%
-
Punë
6.9%
Vota total: 392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suedia konfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, ambasadori Niklas Strom nga Pogradeci: Të gjithë kapitujt janë hapur brenda një viti
19 Nëntor 2025, 19:07
-
Suedi/ Autobusi përplaset me stacionin në Stokholm, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur! Pranga shoferit (VIDEO)
14 Nëntor 2025, 17:23
-
Nënë e bir nga Suedia humbin në Llogara, terreni i vështirë dhe moti me shi vështirësojnë operacionin e kërkim-shpëtimit
26 Tetor 2025, 22:08
-
Kërcënimet në rritje, Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
24 Tetor 2025, 18:57
-
Nga diagnoza me leuçemi te titulli kampion me Mjallbyn, historia e trajnerit Anders Torstensson që çuditi Suedinë
22 Tetor 2025, 10:58
-
Frymëzuese/ Skuadra e fshatit të peshkatarëve me 1 400 banorë fiton titullin kampion në elitën e futbollit suedez
21 Tetor 2025, 10:25
-
Zyrtare/ Kosova i turpëroi në Goteborg, Suedia shkarkon trajnerin Jon Dahl Tomasson! Ndodh për herë të parë
14 Tetor 2025, 15:21
-
Fitorja e Kosovës, tifozët shqiptarë valëvisin flamurin gjigand kombëtar në stadiumin e Suedisë
14 Tetor 2025, 08:18
-
Fitore heroike, Kosova vijon ëndrrën drejt Botërorit, fiton në Suedi dhe blindon vendin e dytë në grup (VIDEO)
13 Tetor 2025, 23:00
-
Zbulimi në mekanikën kuantike, tre shkencëtarët amerikanë fitojnë çmimin Nobel në fizikë
7 Tetor 2025, 11:59
-
Fshati me 1 485 banorë shkruan historinë në futboll, Mjallby AIF drejt titullit kampion në Suedi! Ka siguruar garat evropiane
30 Shtator 2025, 13:22
-
Suedia apelon për ‘gatishmëri lufte’ në Europë
23 Shtator 2025, 12:27
Ore dykëmbësha të shpifur, po lërini ore teneqet me rrota se s'vjen gjë e mirë prej tyre. Keni luajtur mëndsh të gjithë e gjoja keni 'shumë punë', por në fakt mbytni stresin, mërzinë, boshllëkun e kotësinë e jetës pa kuptim e qëllim që bëni...
Përgjigju