Disa persona mes tyre dhe një peshkop u godit me thikë gjatë meshës në një kishë të krishterë asiriane në Wakeley, në Sidney.

Një video që qarkullon në rrjete sociale tregon një burrë që i afrohet peshkopit dhe e qëllon me thikë disa herë. Sipas mediave australiane, të plagosurit nuk janë në gjendje të rëndë. Policia ka njoftuar tashmë arrestimin e një personi.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, sulmuesi shihet teksa i afrohet peshkopit i cili po kremton meshën dhe e godet me një send, i cili nuk dallohet saktë

Në një deklaratë, policia tha se disa njerëz kishin pësuar "lëndime" dhe se "askush nuk është në rrezik për jetën e megjithatë po trajtohen nga mjekët. Autoritetet thanë se një hetim ishte nisur dhe se komunitetit lokal i ishte kërkuar që të shmangte zonën.

Peshkopi Mar Mari Emmanuel është udhëheqësi i një sekti ultra-konservator ortodoks asirian që ka marrë një rol të spikatur në lëvizjen e jetës së krishterë dhe ka tërhequr të krishterët e linjës së ashpër për predikimet e tij anti-LGBTQ dhe skepticizmin në lidhje me pandeminë COVID-19 .