VIDEO/ Supergol në Wembley, Armando Dobra shtang portierin dhe 'valvit' flamurin kuqezi në Londër

VIDEO/ Supergol në Wembley, Armando Dobra shtang portierin dhe 'valvit' flamurin kuqezi në Londër

Goli i Armando Dobrës

Chesterfield dhe Notts County barazuan 2-2 pas 120 minutave lojë për Ligën Kombëtare në Angli. Një nga golat e këtij takimi në Wembley të Londrës kishte aromë shqiptare, me sulmuesin e Kombëtares, Armando Dobra që shtangu portierin e County.

Me kohën e rregullt që u mbyll 1-1, Armando Dobra ndezi shpresat për të tijtë në të 93 minutë. Një top i marrë mirë, bëri që djaloshi të futej në zonë dhe me një goditje "alla-Del Piero" t'ia ndalte sferën në rrjetë portierit.

Festa ishte legjitime për sulmuesin, teksa në stadium nuk mungoi flamuri shqiptar. Në minutën e 108 County barazoi për 2-2, me duelin që u vendos pas penalltive.

Pas goditjes së 11 metërshave, Notts County fitoi 3-4 dhe merr të drejtën që nga kjo finale të luajë sezonin e ri në League Two, me skuadrën e Dobrës që nuk ia doli në Wembley.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja