Një takim aspak etik dhe të vrazhdë ka zhvilluar ministri i jashtëm i Ugandës, Abubakhar Jeje Odongo në Bruksel, ku bëri sikur nuk e pa presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe ka takuar vetëm kreun e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe Presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një pritjeje. Pata takimit dhe bërjes së fotos, ka qen presidenti francez Macron që i ‘ka kujtuar’ praninë e presidenten Von der Leyen, i cili vetëm e përshëndeti me kokë pa i dhënë dorën.
I njëjti precedent ka ndodhur edhe në prill 2021 kur Von der Leyen u la mënjanë nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi duke e ulur tepër larg, ndërsa kolegu i tij Michel ishte ulur pranë tij në një karrige.