VIDEO/ Taulant Seferi bomber në Ukrainë, gol me finesë nga sulmuesi i Kombëtares

VIDEO/ Taulant Seferi bomber në Ukrainë, gol me finesë nga sulmuesi i Kombëtares

Taulant Seferi

Taulant Seferi ka gjetur golin e tretë në Ukrainë. Skuadra e shqiptarëve, Vorskla Poltava fitoi 1-2 në transfertë me Kolos Kovalivka për javën e 14 të kampionatit. Ndeshja u hap nga Seferi në minutën e 30-të. Në zhvillimet e një aksioni nga e djathta e sulmit bëri që sfera të mbetej pezull në zonë, teksa 25 vjeçari tundi rrjetën pas një goditje me finesë.

Pas barazimit të vendasve, miqtë e Vorskla gjetën golin e tri pikëve që i dërgon në vendin e gjashtë me 18 pikë. Në këtë sfidë në stol qëndruan Totre dhe Toli për Vorskla. Pas nisjes jo të mirë të sezonit, shqiptarët janë duke treguar nivel te Vorskla, me Seferin që mban ritmin e sezonit të kaluar sa i takon golave.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet tradhtia e dhuna shtynë gruan dhe fëmijët drejt hedhjes në Bunë, çfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arrazi

Dyshohet tradhtia e dhuna shtynë gruan dhe fëmijët drejt hedhjes në Bunë, çfarë postonte në rrjetet sociale Ergys Arrazi