Video/Tensione e rrëmujë në
shpërndarjen e ndihmave në Fier

Është shoqëruar me tensione procesi i shpërndarjes së ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet masive në Fier, pas vërshimit të lumit Vjosë në ditët e fundit të muajit nëntor. Një rrëmujë e paprecedentë ka shoqëruar këtë proces tejet të rëndësishëm për familjarët që përjetuan tmerr e panik pak javë më parë, ku uji ju ‘rrëmbeu’ banesat dhe tokat, ndërsa siç shihet në video mungon totalisht organizimi, pasi disa persona ju turren ndihmave.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e lidh situatën e krijuar në Fier e lidh me militantë të Partisë Socialiste, duke shkruar në ‘Facebook’ se janë pikërisht këta të fundit që vjedhin ndihmat e familjarëve të prekur.

Por në fakt nuk bëhet e ditur nëse personat që i vërsulen ndihmave janë vërtet militantë të PS. Ajo që është shqetësuese ka të bëjë me mungesën e organizimit nga institucionet në shpërndarjen e ndihmave te familjet e prekura, ku sipas rregullit elementar, ato duhet të jepeshin në bazë të një liste të lëshuar nga Emergjencat për familjet e identifikuara si të përmbytur nga reshjet masive të shiut. 

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen