Tre të rinj nga një fshat i Roskovecit nbë rrethin e Fierit tentuan të pëdhunonin një vajzë 13-vjeçare duke e çuar në një shtëpi të braktisur dy katëshe, duke i lidhur duart dhe duke i futur një leckë në gojë.

Fatmirësisht autorët u larguan me vrap nga dritarja kur u afrua babai i vajzës, ndërsa kjo e fundit u gjet nga e ëma e traumatizuar.

13-vjeçarja ishte fqinjë e njërit prej autorëve dhe madje fqinjët i kishin këkruar që herë aps herë ajo t’u vadiste edhe atyre oborrin.

Duke folur për Report TV, babai i vajzës që ra pre e tentativës së pëedhunimit, rrëfeu momentet dramatike përballë shtëpisë ku vajza përjetoi një tmerr të vërtetë:

Mora vesh që nuk ishte çupa në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata. Çupën e gjeti gruaja atje poshtë. Ishte e lidhur, do ta përdhunonin, nuk ka kuptim, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrapë nga dritarja ishin tre. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja, këmbët jo. E kishin lidhur në fyt dhe i kishin futur një leckë në gojë. E gjeti gruaja, erdhi policia, na mori edhe ne me vete, e çuan në spital e vizituan të tëra me të ëmën.

Babai i vajzës 13-vjeçare