LISBONË - Benfica dhe Monaco luajnë sot në orën 21:00 për ndeshjen e kthimit play-off të Champions League, me portugezët që një javë më parë fituan 1-0 në takimin e parë në Principatë.

Të hënën, në konferencën për shtyp në Lisbonë pati frikë për shkak të një tërmeti. Teksa trajneri Bruno Lage po i afrohej sallës së shtypit ku ishte caktuar konferenca për shtyp, qendra sportive e Benficas filloi të dridhej.

Konferenca u zhvillua pak minuta më vonë dhe Bruno Lage komentoi edhe atë që përjetoi.

"Nëse do t'ju tregoja atë që i thashë asistentit tim Lemos... Po ngjiteshim shkallëve kur dëgjuam një zhurmë. Unë thashë se duhej të riparonim derën e xhamit që kishim përballë. Vetëm pasi mbërrita këtu kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë", tha trajneri.