VIDEO/ Mbyllet gjysma e Superligës, Tirana lë pas Partizanin! Bardheblutë fitojnë në transfertë, Teuta mposht 'Demat'

Superliga shqiptare mbylli javën e 18-të, ose gjysmën e sezonit. Me fillim në 13:00, Kukësi fitoi 1-2 në transfertë me Egnatian, teksa në 16:00 Partizani humbi 0-2 me Teutën. Në 19:00 në "Niko Dovana" Erzeni humbi 0-2 me Tiranën.

Tirana fitoi 0-2 me Erzenin në "Niko Dovana". Për javën e 18-të të Superligës, kampionët në fuqi të Shqipërisë i falen dopietës së Florent Hasanit në minutët 83 dhe 90+5. Ndeshja ka qenë e luftuar, teksa tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit i kanë shtuar bukurinë 90 minutave. Në pjesën e parë të dyja skuadrat kanë pasur raste të shumta, me Erzenin që goditi shtyllën. Në pjesën e dytë ishte Tirana që u kundërpërgjigj me shtyllën e Gjumsit. Do duhej minuta e 83 kur një prekje me dorë në zonën e shijakasve do akordohej 11 metërsh nga Jorgji pas konsultës me VAR. Nga pika e bardhë Florent Hasani nuk gaboi, duke kaluar festën te bardheblutë. Kur dukej se ndeshja mbaroi, ishte sërish Hasani që me dopietë vulosi tri pikët. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, katër pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit në gjysmën e sezonit.

Në "Kompleksin Partizani", vendasit humbën 0-2 me Teutën. Partizani i Giovanni Colella për të tretën ndeshje nuk ia del të dalë te fitorja. Duket se largimi i Skukës dhe Bitrit ka ndikuar në organikën e skuadrës, me të kuqtë që mbajnë vendin e dytë në klasifikim. Teuta kaloi në avantazh në minutën e 40-të me Albion Markun. Mbrojtësi lëvizi mirë në fashën e djathtë dhe lëshoi një "predhë" në drejtim të portës, duke mposhtur Alban Hoxhën me një kryevepër. Në pjesën e dytë, teksa pritej reagimi i vendasve, "Djemtë e Detit" gjetën edhe golin e dytë me Sherif Kallakun në minutën e 64. Nga pika e bardhë e penalltisë, fantazisti nuk gaboi dhe gjeti golin e dytë në dy ndeshje me Teutën në këtë rikthim. Partizani me 30 pikë mban vendin e dytë në klasifikim, teska Teuta me 21 pikë qëndron në vendin e shtatë duke u larguar nga zona e ftohtë.

Kukësi ka marrë fitoren e parë për 2023 dhe shumë jetike për objektivat e tyre në Superligë. Verilindorët ia dolën 1-2 me përmbysje kundër Egnatias në Rrogozhinë edhe pse në minutën e 34 Fernando kaloi vendasit në avantazh. Në pjesën e dytë një autogol i Malotës riktheu barazimin, ndërsa në vijim golin e fitores do e realizonte Delimedjac. Për ekipin e Rrahman Hallaçit më në fund do ketë pak frymëmarrje, pasi Kukësi renditej i fundit para kësaj sfide dhe aktualisht është ngjitur një pozicion. Gjasat janë që me përforcimet në merkato Kukësi të largohet nga këto pozicione, ndërsa vetë presidenti Gjici ka kërkuar me doemos të arrihet Europa.

Pas përfundimit të gjysmës së parë të sezonit, Tirana kryeson me 34 pikë, katër më shumë se Partizani ndjekës. Vllaznia mban vendin e tretë me 28 pikë, teksa Egnatia dhe Erzeni me 26 pikë. Në fund Bylis, Kastrioti dhe Kukësi.

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:02
VIDEO/ Tre fitore radhazi, Tirana 'likuidon' edhe Erzenin! Bardheblutë shkëputen +4 nga Partizani

Tirana fitoi 0-2 me Erzenin në "Niko Dovana". Për javën e 18-të të Superligës, kampionët në fuqi të Shqipërisë i falen dopietës së Florent Hasanit në minutët 83 dhe 90+5. Ndeshja ka qenë e luftuar, teksa tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit i kanë shtuar bukurinë 90 minutave. Në pjesën e parë të dyja skuadrat kanë pasur raste të shumta, me Erzenin që goditi shtyllën. Në pjesën e dytë ishte Tirana që u kundërpërgjigj me shtyllën e Gjumsit. Do duhej minuta e 83 kur një prekje me dorë në zonën e shijakasve do akordohej 11 metërsh nga Jorgji pas konsultës me VAR. Nga pika e bardhë Florent Hasani nuk gaboi, duke kaluar festën te bardheblutë. Kur dukej se ndeshja mbaroi, ishte sërish Hasani që me dopietë vulosi tri pikët. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, katër pikë më shumë se ndjekësit e Partizanit në gjysmën e sezonit.

Ora 18:29
Partizani një pikë në tre ndeshje, Colella: Bëmë paraqitje të dobët, më shqetëson loja

Partizani humbi këtë të enjte 0-2 me Teutën për javën e 18-të të Superligës. Të kuqtë kanë marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit, teksa Tirana mund të shkëputet në krye të renditjes. Pas ndeshjes për Oversport, trajneri i Partizanit, Giovanni Colella tha se më shumë e shqetëson loja se pikët.

"Humbja apo loja shqetësimi më i madh? Mendoj që sot kushdo që mund të thotë diçka, ka të drejtë. Nuk mund të mbrohemi, ka qenë një ndeshje shumë e keqe. Kur luan keq, nuk ka nevojë për shumë komente.

I kënaqur me zëvendësimet? Nuk jam i kënaqur me asgjë. Nuk di çfarë detaji të gjej, që të them jam i kënaqur.

3 ndeshje pa fitore, Partizani zyrtarisht në krizë? Kemi marrë një pikë në 3 ndeshje, por sipas meje, përveç rezultateve po bëjmë keq edhe në mënyrën e lojës.

Do ndërhyni në merkato? Nuk merrem me merkaton. Edhe pse humba sot, për merkaton nuk flas. Menich dhe Da Silva nuk kishin luajtur shumë, por nuk mund të them që bënë më keq se të tjerët. Nuk jam i kënaqur nga asnjë lojtar.

Rexhepi pse nuk luajti? Është një zgjedhje teknike", tha trajneri i Partizanit.

Ora 17:53
VIDEO/ Partizani zyrtarisht në krizë, të kuqtë tre ndeshje pa fitore! Teuta tri pikë në kryeqytet

Në "Kompleksin Partizani", vendasit humbën 0-2 me Teutën. Partizani i Giovanni Colella për të tretën ndeshje nuk ia del të dalë te fitorja. Duket se largimi i Skukës dhe Bitrit ka ndikuar në organikën e skuadrës, me të kuqtë që mbajnë vendin e dytë në klasifikim. Teuta kaloi në avantazh në minutën e 40-të me Albion Markun. Mbrojtësi lëvizi mirë në fashën e djathtë dhe lëshoi një "predhë" në drejtim të portës, duke mposhtur Alban Hoxhën me një kryevepër. Në pjesën e dytë, teksa pritej reagimi i vendasve, "Djemtë e Detit" gjetën edhe golin e dytë me Sherif Kallakun në minutën e 64. Nga pika e bardhë e penalltisë, fantazisti nuk gaboi dhe gjeti golin e dytë në dy ndeshje me Teutën në këtë rikthim. Partizani me 30 pikë mban vendin e dytë në klasifikim, teska Teuta me 21 pikë qëndron në vendin e shtatë duke u larguar nga zona e ftohtë.

Golat e ndeshjes:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni