Superliga shqiptare ka zhvilluar këtë të shtunë dy ndeshjet e fundit për javën e shtatë. Pesë gola janë prodhuar në Kamëz dhe Kukës, me sfidat që filluan në 15:00. Në stadiumin e Kamzës, Kastrioti ka fituar 2-1 me përmbysje kundër Teutës. Goli i Karabecit në minutën e 13 te miqtë është zhvlerësuar nga Karakaci me një supergol dhe Marbeck me penallti.
Në sfidën tjetër, Kukësi ka bërë detyrën në shtëpi duke marrë fitoren e dytë radhazi kundër Bylis. 2-0 fituan të besuarit e Dobit, falë golave të mbrojtësit Ferreira dhe Shqiprim Taipit. Me këto ndeshje u mbyll edhe java e shtatë në Superligë, aty ku spikati fitorja 1-2 e Partizanit me Vllazninë dhe barazimi 3-3 i Tiranës me Laçin në "Selman Stërmasi".
Pas javës së shtatë, Superliga kryesohet nga Partizani me 15 pikë, ndjekur nga Tirana dhe Erzeni me 12 të tilla. Më pas vijnë Bylis, Vllaznia, Egnatia dhe Kastrioti, ndërsa Kukësi, Laçi dhe Teuta janë në tre vendet e fundit. Në krizë durrsakët e Shkëmbit që nuk kanë asnjë fitore në shtatë javë kampionat.
Rezultatet e javës së 7-të:
Renditja pas javës së 7-të:
Kukësi fitoi 2-0 me Bylis për javën e shtatë të Superligës. Në "Kukës Arena" skuadra e Enkeleid Dobit ka marrë fitoren e dytë radhazi ndaj një rivali të fortë. Ferreira në të 23 minutë dhe Shqiprim Taipi në minutën e 60 vendosën ndeshjen. Ndërrimi i trajnerit ka dhënë efekt për verilindorët, që shkojnë në vendin e tetë në klasifikim me tetë pikë. Bylis me 11 pikë mban vendin e katërt.
Kastrioti fitoi 2-1 me Teutën në javën e shtatë të Superligës. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin e Kamzës ka qenë e luftuar, me Karabecin që në minutën e 13 kaloi në avantazh miqtë. Teksa gjithçka dukej në rrugën e duhur, Karakaçi me një perlë nga distanca vendosi barazimin, para se Morbeck në minutën e 45 të kalonte vendasit e Çelës në avantazh. Në krizë Teuta, që qëndron në fundin e klasifikimit me katër pikë duke mos marrë asnjë fitore këtë sezon.