Njëri luan në SHBA me Inter Miamin dhe tjetri në Arabinë Saudite me Al Nassr, por rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos kapërcen kontinentet. Prej më shumë se 16 vitesh dyshja dominuan botën e sportit me 13 "Topa të Artë", tetë për Messin dhe pesë për Ronaldon.
Të premten mbrëma, Al Nassr u përball me Al Hilal në derbin e Arabisë Saudite, me ndeshjen që përfundoi me barazim 1-1. Tifozët miq vendosën të argëtoheshin duke brohoritur emrin e Messit për të provokuar kundërshtarin e tyre, Ronaldo.
Portugezi iu përgjigj me një buzëqeshje, duke iu drejtuar gishtin e madh dhe duke i inkurajuar ata të bërtasin edhe më fort.
Al Hilal fans were chanting "Messi Messi", so Ronaldo gave them a thumbs-up pic.twitter.com/hRhFEbgVgu
— Troll Football (@TrollFootball) November 1, 2024