TIRANE- Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të hëne reth orës 23:00 pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë. 

Dyshohet se automjetit tip "Smart" i ishte vendosur tritol në pjesën e pasme të tij.

Mjeti tip "smart" është në pronësi të shtetases Bruneta Aliaj, 50 vjeç. Ajo ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd dhe se atentatorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. 
smarti tirane
Makina e parkuar pranë Prokurorisë
Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë e parkuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Tiranë.

Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale, ndërsa mësohet se nga shpërthimi janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera që ndodheshin të parkuara. 

Forca të shumta policie mbërritë në vendin e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. 

[gallery]22056[/gallery]
Njoftim paraprak i policisë

Paraprake

Njoftohemi se në zonën e njohur si "nëntë katëshet", ka ndodhur një shpërthim , ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip "Smart"  në pronësi të shtetases B.A .

Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasi e vogël lënde eksploziv
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje.