Taulant Seferi ka shënuar golin e parë në Ukrainë me skuadrën e Vorskla Poltava. Fitorja e vendasve 2-1 me Odessa për javën e gjashtë në elitën e futbollit ukrainas ka parë një aksion dhe gol shqiptarësh. Në minutën e 88 të takimit, Ardit Toli i futur në pjesës e dytë do bënte "kamerierin" për Seferin.
Krosimi nga e djathta e sulmit nuk ka parë asnjë devijim, me Seferin që pas kontrollit ka bërë një goditje preçize duke e dërguar topin pas krahëve të portierit Varakuta. Me ndeshjen që deri në këtë minutë vijonte 1-1, realizimi i shqiptarit të Kumanovës i ka dhënë fitoren e dytë Vorsklas në kampionat. Pas gjashtë ndeshjeve, Vorskla renditet në vendin e nëntë me shtatë pikë. Kujtojmë se Seferi, Toli dhe Totre u transferuan në merkaton e verës nga KF Tirana për në Ukrainë, me kampionatin që vijon sezonin e ri paçka agresionit rus.