Manchester City fitoi 3-0 me Bayern Munich për ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League. Në "Etihad Stadium", djemtë e Guardiolës treguan forcën e tyre kundër një ekipi si Bayern, me 90 minutat e para që kanë dhuruar spektakël.
Për këtë në minutën e 60-të ka menduar Bernardo Silva. Ylli portugez, ishte padyshim i paarritshëm për dy yjet e Bayern Munich, Alphonso Davies dhe Leon Goretzka.
Gjatë një aksioni të vetëm dhe në pak sekonda, Silva ia ka lënë topin katër herë mes këmbëve djemve të Tuchel, me ovacionet që nuk janë ndalur pas këtij rasti.
Pasi mori topin nga e djathta e sulmit, ylli 28-vjeçar i City-t fillimisht dribloi Davies dhe më pas Goretzka gjatë sulmit të tij në zonën e Bayernit. Kanadezi u rikthye përsëri ta sfidojë brenda zonës, por kësaj radhe e kishte punën edhe më keq, pasi Bernardo ia kaloi dy herë topin mes këmbëve.