ITALI - Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ardian Ismajli, ishte protagonist absolut në suksesin 0-1 të Torinos në transfertën kundër Pisas, sfidë e cila u zhvillua të dielën dhe vlente për raundin e 31-të të Serie A.

I rikthyer si titullar, Ismajli zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke komanduar prapavijën për gjatë gjithë 90 minutave dhe duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 7.9. Për këtë ai meritoi edhe trofeun si 'Njeriu i Ndeshjes' dhënë nga Serie A.

Pas ndeshjes, Ardian Ismajli komentoi për Sky: "Unë lojtari më i mirë në fushë? Nuk është kjo ajo që ka rëndësi, vetëm të marrim pikë. Jemi shumë të lumtur. Nuk e meritonim këtë krizë. Që kur erdhi D'Aversa, kemi qenë ndryshe dhe tani jemi të gjithë bashkë.

Adams vendosi ndeshjen, ti fitove çmimin MVP, a po shkon gjithçka mirë? Ne jetojmë afër në Torino, kështu që do t'ia jap atij sepse ka një vajzë të vogël dhe mund ta bëjë të lumtur. Por kjo nuk është ajo që ka rëndësi, tre pikët janë ato që kanë rëndësi. Nuk duam të dorëzohemi, duhet të marrim edhe më shumë pikë sepse jemi një ekip i fortë. Sidomos që kur erdhi D'Aversa, kemi ndryshuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas", tha Ismajli.

Sfida u vendos në minutën e 80-të, kur Che Adams realizoi golin e vetëm të takimit pas një asisti nga Marcus Pedersen. Falë këtij triumfi, Torino ngjitet në vendin e 12-të me 36 pikë, duke krijuar një diferencë të sigurt prej nëntë pikësh nga zona e rrezikut, ndërsa kampionati hyn në fazën vendimtare me shtatë javë të mbetura deri në kurorëzimin e kampionit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?