BELGJIKË - Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti holandez Dilano van't Hoff, 18 vjeç, humbi jetën sot pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit evropian rajonal të Formula 3 që u zhvillua në Belgjikë.
Van 't Hoff u përplas me nga makinë nën shiun që po binte në pistën belge, teksa pasi u ndal në mes të pistës, u godit sërish drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.
18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.
“Jemi të shkatërruar nga humbja e një prej talenteve tanë, i cili solli kaq shumë energji në ekipin tonë gjatë viteve që garoi me ne. Dilano ka qenë pjesë e familjes sonë të garave që nga debutimi i tij në vitin 2021. Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e Dilanos dhe të dashurit e tij dhe jemi në mbështetje të plotë të tyre dhe anëtarëve të ekipit tonë, të cilët kanë humbur jo vetëm një pilo, por edhe një mik”, tha ekipi i tij MP Motorsport.
Van 't Hoff filloi garat e makinave në Kampionatin e Formula 4 të Emirateve të Bashkuara Arabe në 2021 dhe vazhdoi të fitojë titullin spanjoll F4 në të njëjtin vit me MP.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
15%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 3956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zvicër/ 18 vjeçari vdes në spital, bilanci i zjarrit në Crans-Montana rritet në 41 viktima
1 Shkurt, 16:32
-
Gruaja e Franc Çopjas mbron të shoqin para gjykatës belge: Burrë besnik, s’e ngre zërin kurrë
30 Janar, 09:08
-
Belgjikë/ U konfliktuan me armë për 12 kg kokainë para dy vitesh, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët
28 Janar, 22:11
-
Ministri Vengu pret homologun belg: Bashkëpunim për forcimin e kapaciteteve tona dhe sigurisë rajonale! Të thellojmë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
20 Janar, 10:16
-
Vrasja e Ardit Spahiut, mediat belge: U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai
17 Janar, 10:11
-
Ndodh edhe kjo! Morrat ndërpresin gjyqin kundër “bosit” nga Elbasani
12 Janar, 22:48
-
Ardon Jashari shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë
12 Janar, 17:32
-
Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona! E përpunonin kokainën në apartamente të marra me qira
9 Janar, 20:37
-
“Jam agjent imobiliar”, Franc Çopja paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit, media belge: Mungon Endrit Sadedini, autori i dyshuar i vrasjes së Ardit Spahiut
9 Janar, 14:11
-
Vrasja e Ardit Spahiut, nis në Belgjikë gjykimi për 9 të akuzuarit! Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin
5 Janar, 17:02
-
Macja e kryeministrit belg bëhet fenomen në rrjete sociale
4 Janar, 19:17
-
Washingtoni dhe Brukseli në drejtime të kundërta për Bjellorusinë
19 Dhjetor 2025, 19:54