BELGJIKË - Tragjedi në botën e automobilizmit. Piloti holandez Dilano van't Hoff, 18 vjeç, humbi jetën sot pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit evropian rajonal të Formula 3 që u zhvillua në Belgjikë.
Van 't Hoff u përplas me nga makinë nën shiun që po binte në pistën belge, teksa pasi u ndal në mes të pistës, u godit sërish drejtpërdrejt nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.
18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.
“Jemi të shkatërruar nga humbja e një prej talenteve tanë, i cili solli kaq shumë energji në ekipin tonë gjatë viteve që garoi me ne. Dilano ka qenë pjesë e familjes sonë të garave që nga debutimi i tij në vitin 2021. Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e Dilanos dhe të dashurit e tij dhe jemi në mbështetje të plotë të tyre dhe anëtarëve të ekipit tonë, të cilët kanë humbur jo vetëm një pilo, por edhe një mik”, tha ekipi i tij MP Motorsport.
Van 't Hoff filloi garat e makinave në Kampionatin e Formula 4 të Emirateve të Bashkuara Arabe në 2021 dhe vazhdoi të fitojë titullin spanjoll F4 në të njëjtin vit me MP.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
52.8%
-
Keq
35.3%
-
Nuk e di
11.9%
Vota total: 779
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ardon Jashari shpallet lojtari më i mirë në Belgjikë
12 Janar, 17:32
-
Belgjikë/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, dënohen me burg 13 persona! E përpunonin kokainën në apartamente të marra me qira
9 Janar, 20:37
-
“Jam agjent imobiliar”, Franc Çopja paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit, media belge: Mungon Endrit Sadedini, autori i dyshuar i vrasjes së Ardit Spahiut
9 Janar, 14:11
-
Vrasja e Ardit Spahiut, nis në Belgjikë gjykimi për 9 të akuzuarit! Mediat belge: Franc Çopja organizoi ekzekutimin
5 Janar, 17:02
-
Macja e kryeministrit belg bëhet fenomen në rrjete sociale
4 Janar, 19:17
-
Washingtoni dhe Brukseli në drejtime të kundërta për Bjellorusinë
19 Dhjetor 2025, 19:54
-
Samiti në Bruksel, Rama publikon pamjet: Një videokartolinë e ditës së djeshme të Ballkanit Perëndimor në BE
18 Dhjetor 2025, 08:07
-
Asetet e ngrira, inteligjenca ruse intimidon politikanë belgë dhe drejtues financiarë në Bruksel
17 Dhjetor 2025, 22:06
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel: Lufta në Ukrainë, na bashkon më shumë! Për fondet e Planit të Rritjes, të zbatohen reformat! Rama u prit nga presidenti i KE dhe Kaja Kallas
17 Dhjetor 2025, 07:29
-
Kush po e pengon përdorimin e 185 miliardë eurove të pasurive ruse të ngrira? Pse fajësimi i Belgjikës është i gabuar
13 Dhjetor 2025, 11:10
-
BE: Dakordësim i rëndësishëm për asetet e ngrira ruse
12 Dhjetor 2025, 16:48
-
Belgjika 'rrëzon' Toyota Yaris: Nuk ka fakt penal në Belgjikë
10 Dhjetor 2025, 16:10