Në "Allianz Arena", Bayern Munich shpartalloi 8-0 Darmstadin e Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares nuk shkoi më shumë se minuta e 21 në fushë, duke dalë me karton të kuq, pas Kimmich te Bayern (minuta 4). Në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan me dy kartona të kuq, megjithëse ia dolën të mos pësonin. "Festivali" i golave te Bayern Munich filloi në minutën e 51 nga Harry Kane (51', 69', 88') dhe më pas Sane (56', 64'), Musiala (60', 76') si edhe Muller në të 71 minutë. Për t'u evidentuar goli i pestë i ndeshjes, me Kane që shënoi nga mesi i fushës. Me një ndeshje më shumë, Bayern Munich ngjitet në krye të Bundesligës me 23 pikë, një më pak se Leverkusen që luan nesër. Darmstadt me shtatë pikë mban vendin e 14-të.