Viti 2024 nuk nisi mirë për Edon Zhegrovën jashtë fushe. Mbrëmjen e ndërrimit të viteve banesa e tij në Lille të Francës u grabit, mirëpo në fushë "Luani i Kosovës" po tregon një formë të jashtëzakonshme.
Në miqësoren që Lille po fiton 7-0 kundër Golden Lion, Zhegrova nuk është përmbajtur. Në pjesën e parë të takimit, sulmuesi anësor ka dhënë dy asistime dhe ka shënuar tre gola.
Fillimisht ai ka dhënë pasimin final për Yazici dhe David në minutat 11 dhe 25, para se të shënonte tripletë në minutat 33, 41 dhe 42. Epo, te Lille janë të bindur se kanë në ekip një "xhavahir" dhe do kërkojnë që të përfitojnë një shumë ta majme nga ai.