Video tronditëse, si u bombarduan 8 persona teksa po evakuoheshin dhe si u shua familja për vetëm pak sekonda në Kiev

Tetë civilë humbën jetën brenda pak sekondash dhe dhanë shpirt në rrugët e tokës së tyre të pushuar, teksa po evakuoheshin në “korridoret humanitare”.

Videoja rrëqethëse e momentit të bombardimit ku humbi jetën një familje e tërë dhe 4 persona të tjerë është një copëz nga lufta e egër që po përballen miliona ukrainas çdo ditë.

Ngjarja tronditëse ndodhi në Irpin një lagje në perëndim të Kievit, aty ku rusët kishin premtuar se përmes korridoreve humanitare do të kalonin pa u dëmtuar mijëra civilë. Por kjo nuk ndodhi...

“Një familje u vra para syve të mi. Dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur.”, tha kryebashkiaku i Irpin Oleksandr Markushyn, i cili pa të gjithë ngjarjen.

Rusët nuk po kursejnë asnjë! As fëmijët, as gratë shtatzëna as familje të tëra...çdo ditë vriten civilë në përpjekje për t’i shpëtuar luftës.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja