Kandidati për president i Republikanëve talli dhe ironizioi gazetarin me aftësi të kufizuara të New York Times gjatë një fushate në fillim të kësaj jave, por ai e mohon këtë gjë pas bujës që bëri në media veprimi i tij.

Serge Kovaleski vuan nga një sëmundje që quhet “arthrogryposis”, e cila i ndikon në mënyrën e lëvizjes së krahëve dhe pikërisht këto lëvizje imitoi Trump gjatë një tubimi në Karolinën e Jugut. 

Por politikani këmbënguli se ai nuk e dinte që reporteri vuantë një smundje, me anë të një postimi në Twitter Trump thotë se thjesht po tregonte një gazetar tipik që kacavirret vetëm për të marrë një deklaratë.

Por a ishte vërtetë një keqkuptim?