Video/ Turqia godet një avion
ushtarak rus në kufi me Sirinë

Video/ Turqia godet një avion<br />ushtarak rus në kufi me Sirinë
Turqia ka rrëzuar anjë avion ushtarak rus në kufi me Sirinë. Sipas ministrisë së Mbrojtjes Në Rusi avionic i tyre, model Su-24, është rrëzuar në veri të Sirisë ndërsa dy pilotët kanë shpëtuar pasi janë hedhur me parashutë. 

Zyrtarët ushtarakë turq thanë se avionët e tyre F-16 kishin rrëzuar avionin rus pas paralajmërimit në mënyrë të përsëritur, ndërsa pilotët nuk i ishin bindur. Videot e publikuara nga mediat turke tregojnë avionin që ka marrë flakë në provincën Latakia.

Rusia filloi një fushatë sulmesh ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al Assad në fund të shtatorit. Moska thotë se ka në shënjestër vetëm "terroristët", por aktivistët siriane thonë se sulmet e saj kanë goditur kryesisht grupet rebele të mbështetura nga SHBA dhe Perëndimi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov e përshkroi incidentin si "shumë serioze", por paralajmëroi se ishte shumë herët për të nxjerrë konkluzione. Nga ana tjetër NATO ka mbështetur këtë veprim të Turqisë. 

Turqia, një vend kritik kundër pushtetit të Assad, ka paralajmëruar disa herë Rusinë se nëse avionët e saj shkelin hapësirën ajrore turke atëhere nuk do të tolerohen.



( Video - Avionin në flakë mbi provincën Latakia )

Rebelët gjejnë trupin e pajetë të pilotit.
Një grup rebelësh sirianë dyshohet se kanë gjetur trupin e pajetë të pilotit të avionit rus I cili u rrëzua sot nga Turqia. Në një video që po qarkullon në internet, duket se disa persona kanë rrethuar një trup të pajesë, i cili është I gjakosur. Në video shihet mënyra sesi rebelët shkojnë dhe kontrollojnë trupin e pilotit, megjtihatë mbetet për tu konfirmuar vërtetësia e videos.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai