Publikohen pamjet nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë.
Në aksident u plagosën dy persona, efektivi i policisë Selami Lusha dhe një drejtuesi i mjetit tjetër, Zenel Murra.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, mjeti tip 'Benz' që u përplas me makinën e policisë po qarkullon në krah të kundërt.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë efektivi i policisë i cili u plagos, është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Lajmi kryesor:
Makina e policisë përplaset 'kokë më kokë' me një mjet tjetër në aksin Bulqizë-Shupenzë! Efektivi në gjendje të rëndë niset me helikopter drejt Tiranës (VIDEO)









