VIDEO/ U rrëzua në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital, Bledi Shkëmbi tregon gjendjen e futbollistit të Teutës: Nuk mbushej me frymë

VIDEO/ U rrëzua në fushë dhe u transportua me urgjencë në spital, Bledi Shkëmbi tregon gjendjen e futbollistit të Teutës: Nuk mbushej me frymë

Momenti i transportit në spital

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot javën e 11-të. Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylis dhe Teuta barazuan 0-0. Në këtë duel pati frikë dhe panik në fushë. Në minutën e 44 të ndeshjes, mbrojtësi i Teutës Kuro pësoi një dëmtim gjatë dyluftimit. Rrëzimi ka qenë i fortë për mbrojtësin, që i është dashur ndihma e mjekëve dhe transporti për në spitalin e Fierit.

Pas ndeshjes trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka thënë se të gjithë futbollistët u trembën pasi lojtari nuk po mbushej me frymë. Gjendja është stabilizuar dhe skaneri i bërë në spital tregon se gjendja e mbrojtësit nuk është shqetësuese.

"Gjendja e Kuro? Kuro pati një problem ku në fushë nuk po mbushej me frymë, pati frymëmarrje jo të mirë. U trembën të gjithë futbollistët. Por momentin, pas skanerit që iu bë në spitalin e Fierit, morëm lajme që nuk ka gjëra  shqetësuese. Pastaj të shohim, gjëja e mirë është që nuk ka asnjë problem”, tha Shkëmbi në intervistën pas ndeshjes për Oversport.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'