Në 12:30 Udinese ka humbur në shtëpi 1-2 me Torinon. Aina në minutën e 14 dërgoi miqtë në avantazh, teksa 12 minuta më vonë Deulofeu vendosi ekuilibrat në fushë. Kur duket se peshorja anoi nga vendasit, Pellegri në të 69 minutë shënoi golin e dytë për Torinon, duke i dhënë tri pikë skuadrës së Juric. Me 14 pikë Toro shkon në vendin e nëntë, teksa Udinese mbetet në vendin e gjashtë me 21 pikë.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Gjimshiti rikthehet në fushë pas 2 muajsh, Lazio fiton në Bergamo! Napoli mund Romën dhe kryeson Serie A








