Faqja e UEFA-s, Europa League, ka rikujtuar sot Lorik Canën, idhullin e pothuajse çdo tifozi shqiptar.
UEFA ka publikuar një video kur Lorik Cana luante me Marsielle-n dhe bën dy ndërhyrje me të rrëshqitur. Përveç vidos UEFA shkruan me superlativa për ish-kapitenin e Kombëtares:
“Lorik Cana me një sparkatë të dyshtë. Cili futbollist i ditëve moderne mund të kryejë ndërhyje të tilla?”
Lorik Cana dallohej për agresivitetin e tij në lojë, ndërsa në karrierën shumë të suksesshme ka qenë kapin i Marseille-s, por edhe i Sunderland. Ai ka luajtur gjithashtu edhe për Paris SG e Lazio.