VIDEO/ Uji i zi i Gjanicës, banorët e Fierit dhe ambientalisti: Shteti të gjobisë kompanitë e naftës dhe fabrikat e vajit

Prej dy javësh lumi Gjanicë në Fier është në nivel të lartë ndotjeje. Ujërat e tij janë të mbushura me llumërat e naftës dhe vajit. Nga Ballshi deri ne Seman, uji i lumit ndotet nga hidrokarburet dhe fabrikat e përpunimit të vajit të ullirit,  problematikë shumëvjecare ende e pazgjidhur.  Uji eshte i zi dhe me arome te rende, thone banoret të cilët fajësojnë shtetin që nuk ndëshkon ndotësit.

“Fabrikat e vajit të ullirit i derdhin llumrat në lumë. Këtë moment e shtrytëzojnë dhe kompaninë e naftës, të cilat gjithashtu derdhin mbetje hidrokarbure. Këtu në Fier janë investuar miliona lek, por situata s’ka ndryshuar, thanë banorët.

Qani Rredhi, drejtues i shoqates se ambientalisteve të Zharrëzës pohon se pervec derdhjeve nga fabrikat e vajit, ne Gjanice shkarkojne sasira te medha nafte ne menyre te pakontrolluar nga kompanitë e naftës, ndërsa pika më e nxehtë ndotëse mbetet Oficina e Vjetér né Patos. Ambientalistët kanë bërë ankesë edhe pranë Agjensice Rajonale të Mjedisit, duke vene ne dispozion informacion për kompanitë hidrokarbure. 

“Këtu në dekantim janë tre kompani që operojnë, të cilat përpiqen ta heqin fajin nga vetja, ndaj duhet të bëjnë monitorim institucionet”, tha ai.

Ndotja e shoqëron Gjanicën prej 20 vitesh sepse kalon në zonat naftënxjerrëse. Krahas dëmit në florën dhe faunën natyrore, përdorimi i ujit për vaditje dhe blegtori është i rrezikshëm për mijëra banorë.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë