TIRANË - Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për çështjet dhe sfidat e lidhura me Pronën, në kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Rama tha se komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm dhe do të jetë pikë referimi për të gjitha institucionet.
Në momentin që komisioni do të jetë permanent në kuvend dhe pikë referimi për institucionet dhe për të treja pushtetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky komision është instrument i pazëvendësueshëm për procesin e anëtarësimit dhe negociatave, sepse atje shkojmë si front institucionesh që përfaqesojmë 3 pushtetet"
Kryeministri theksoi se pavarësisht akuzave ndaj këtij komisioni, ai do të jetë një instrument i pazëvendësueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
'Është dhe një proces i pashmangshëm teknik që nuk mund të përballohet me burimet e brendshme të qeverisë. Sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme thashethemnajës publike që në këndvështrimin gabimisht quhet liri e fjalës. Thënë të gjitha këto dua të nënvizoj 3 gjëra: e para, lidhur me këtë proces. Ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë për në BE. Nuk shkojmë si qeveri e Shqipërisë por si një front institucionesh. Që përfaqësojnë 3 pushtete, të cilat në marrëdhënie me njëri tjetrin që kanë hapësira ndërveprimi, por edhe kufij.'
Rama vlerësoi përfshirjen një trupe të madhe akademikësh, njerëz të shoqëirsë civile si dhe të mediave në këtë komision.
'Përfshirja e kaq mase të shoqërisë, përmes botës akademike, shoqërisë civile, mediave është një garanci shumë e madhe për të synuar dhe të nxjerrim maksimumin e mendimit intelektual dhe cilësisë në problematikën që shfaqet. Shumëkush dhe gjithmonë, sa herë që ka një përpjekje të re. Ne nuk jemi kujtuar tani, jemi kujtuar, çdo hap të rrugës ka sfida të reja dhe çdo hap kërkon kohën e vet dhe forcën e vet.'
Inteligjenca artificiale do të jetë një ndihmëse e madhe vlerëson Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
'Nëse nuk do kishim këtë bekim këtë proces do merrnin kohë. Pashë një produkt të fundit të IA për transferimin e ligjeve të Be në Shqipëri, gjë e jashtëzakonshme. Kroacia për të bërë procesin e kalimit të legjislacionit nga pikëpamja mekanike mori 7 vjet. Angazhoi numër të jashtëzakonshëm përkthyesish. Nga produkti i novacionit kemi transferimin e ligjeve nga anglishtja në shqip me nivel të jashtëzakonshëm. Do kemi dhe të dhëna krahasimore.'
Në rend të ditës të punimeve në Komision ishte tryeza e nëntë publike me temë: “Garantimi i së drejtës së pronës dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin e pronave”
Kryeministri Rama ishte pjesë e tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku theksoi se ky komision do të jetë një mjet suksesi për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rama tregoi edhe avnatazhet e teknologjisë në këtë proces, teksa tregoi një rast nga seancat gjyqësore, për një pronë e cila tregohej në sallë me hartat e palosura dhe shpalosura shumë herë, saqë prona e qytetarit ishte bërë vrimë.
'Ky është vetëm një shembull që vlen dhe për Kadastrën. Me teknologjinë bëjmë hapin e fundit për një proces që mund të merrte më shumë kohë. Shembull real nga proceset gjyqësore në Shqipëri, rasti i një konflikti prone që shkon në gjykatë dhe gjykata disponon hartën dhe harta nga palosja dhe shpalosja kush e di sa herë në cepat e palosura kishte vrima. Dhe vendimi shkruan se vendimi nuk zgjidhet dot se prona është në vrimë. Të gjithë llojet e vrimave mund të mbyllen falë teknologjisë. Jam shumë optimist sepse kemi shumë progres në strukturat e qeverisjes. Edhe pushtetet e tjera të bëjnë shumë më tepër. Nëse nuk e bëjmë të gjithë atëherë mbetemi si një territor ku sistemi nuk ofron ato që mund të ofrojë.'
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot tek tryeza e organizuar nga Komisioni i Posaçëm i Antikorrupsionit. Rama theksoi se ky Komision do jetë një mjet suksesi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër vuri në dukje dhe rolin e teknologjisë në këtë proces, me anë të Inteligjencës Artificiale e cila do lehtësojë transferimin e legjislacionit të BE-së në Shqipërisë.
'E mira e këtij procesi nuk është se ne do e marrim Shqipërinë ta çojmë në Bruksel por do fusim Europën në Shqipëri në gjithë gjymtyrët e shtetit dhe shoqërisë, duke garantuar lirinë individuale, sundimin e ligjit dhe procesin demokratik. Ne kemi mundësinë të marrim dijen e BE, që me ndërveprimin me BE të hedhi këto hapa dhe të jemi këtu mes Europës. Nëse ne nuk do kishim procesin e integrimit, por edhe një mundësi që jemi mes Europës do duhet ta harronim si afganët, siç e kanë harruar dhe vendet e tjera. Dua të theksoj sot është plotësisht të realizojmë ambicien për tu anëtarësuar në BE edhe duke plotësuar kriteret e pronës sepse sot kemi me vete bekimin e kohës falë teknologjisë.
Nëse nuk do kishim këtë bekim këtë proces do merrnin kohë. Pashë një produkt të fundit të IA për transferimin e ligjeve të Be në Shqipëri, gjë e jashtëzakonshme. Kroacia për të bërë procesin e kalimit të legjislacionit nga pikëpamja mekanike mori 7 vjet. Angazhoi numër të jashtëzakonshëm përkthyesish. Nga produkti i novacionit kemi transferimin e ligjeve nga anglishtja në shqip me nivel të jashtëzakonshëm. Do kemi dhe të dhëna krahasimore.'
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion ku e çmoi këtë komision si një sukses të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në BE.
'Përfshirja e kaq mase të shoqërisë, përmes botës akademike, shoqërisë civile, mediave është një garanci shumë e madhe për të synuar dhe të nxjerrim maksimumin e mendimit intelektual dhe cilësisë në problematikën që shfaqet. Shumëkush dhe gjithmonë, sa herë që ka një përpjekje të re. Ne nuk jemi kujtuar tani, jemi kujtuar, çdo hap të rrugës ka sfida të reja dhe çdo hap kërkon kohën e vet dhe forcën e vet.
Duke folur për pronën është shumë e qartë që nëse kthejmë kokën prapa. Kuptojmë dy gjëra që ajo që u bë është shumë voluminoze dhe përmirësimi shumë i ndjeshëm por krejt i pamjaftueshëm dhe pikëmbërritja jonë ulja në tryezë të BE. Po abuzoj me kohën pasi është i vetmi vend ku kam dëgjuar një afat 3 minuta. Të njëjtin afat e vendosin në mbledhjen e NATO-s dhe BE-së.
Volumi i punës është shumë i madh, në fakt nuk janë negociata, janë detyra shtëpie pasi jemi që duam të hyjmë në shtëpinë e tyre. Nëse ne i zbatojmë këto detyra ky shtet do jetë me standarde BE.'
Kryeministri Rama iu bashkua sot tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku sqaroi se ky komision do jetë i përhershëm në Kuvend dhe pikë referimi për të gjithë institucionet. Rama më tej vuri në pah edhe akuzat që i janë bërë që në fillim këtij komisioni, por shton se ai do të jetë një mjet i pazëvendësueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
'Është dhe një proces i pashmangshëm teknik që nuk mund të përballohet me burimet e brendshme të qeverisë. Sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme thashethemnajës publike që në këndvështrimin gabimisht quhet liri e fjalës. Thënë të gjitha këto dua të nënvizoj 3 gjëra: e para, lidhur me këtë proces. Ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë për në BE. Nuk shkojmë si qeveri e Shqipërisë por si një front institucionesh. Që përfaqësojnë 3 pushtete, të cilat në marrëdhënie me njëri tjetrin që kanë hapësira ndërveprimi, por edhe kufij.
Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyre uniforme sa i përket negociatës garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari. Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe jo një x institucion që nuk është në urdhrat e qeverisë atëherë kush është autoriteti dhe instrumenti që edhe ky institucion të vendoset para përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari? Askush. Vetëm para Kuvendit mund të kërkohet llogari.'