SPANJË - La Liga e futbollit nisi të premte me raundin e tretë. Në 'Mestalla', vendasit e Valencias fituan 3-0 kundër Getafes, duke marrë tri pikët e para këtë sezon.

Miqtë nga kryeqyteti e nisën më mirë sfidën, por ishte Mouctar Diakhaby në minutën e 30-të që shënoi me kokë pas asistit të Rioja nga këndorja. Në fraksionin e dytë Arnaut Danjuma nuk gaboi dhe shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Valencian.

Getafe kishte mundësi për të rihapur duelin, por nuk ia doli ta bënte. Përballja u "vulos" nga Hugo Duro në minutën e 90+7 me golin e tretë. Tre gola për tri pikë te Valencia, që sheh suksesin e parë këtë sezon të ri.

Në sfidën tjetër, Elche fitoi 2-0 kundër Levantes me golat e Mir dhe Mendoza në pjesën e dytë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?