Mallorca pas 21 vitesh do diskutojë sërish një finale në Kupën e Mbretit. "Piratët" kaluan pas dy ndeshjeve pengesën Real Sociedad, në ndeshjen e khimit në "San Sebastian" që u vendos pas penalltive.
Me sfidën e parë që u mbyll 0-0, skuadrat u kujdesën që mos pësonin në duelin e kthimit. Mendez në minutën e 45+1 shpërdoroi penallti për Sociedad, teksa Gonzalez në pjesën e dytë zhbllokoi shifrat për Mallorcën.
Ekuilibrin në këtë duel e vendosi Oyarzabal, para se skuadrat të shkonin në shtesë dhe më pas te penalltitë. 4-5 fitoi Mallorca nga penalltitë, me Muriqin që shënoi.
Në finale Mallorca do presë fituesin e çiftit Atletico Madrid - Bilbao, me baskët që kanë fituar 0-1 ndeshjen e parë.