VIDEO/ Veprim që të lë pa fjalë! I përplasi me makinë të bijën, babai përqafon shoferin që dridhej nga paniku

Situatat e vështira dhe ato traumatike janë edhe momente ku dalin në pah emocionet e vërteta njerëzore. Një ngjarje e rëndë në Brazil në fakt tregoi se njeriu është i aftë të fal, të ndjejë dhembshuri dhe të të gjendet pranë edhe kur situata nuk është në favorin e tij duke treguar altruizëm.

Po çfarë ndodhi? Një vajzë e vogël është përplasur nga një makinë, duke mbetur e plagosur. Ajo ishte duke luajtur në park dhe ka dalë në rrugë, duke bërë që shoferi i makinës të mos reagonte dot në kohë dhe përplasur atë. Fatmirësisht vajza ka marrë mjekimin e duhur dhe ka lënë spitalin. Por për drejtuesin e makinës, i cili shkaktoi aksidentit ngjarja ishte traumatike, aq sa ai doli i dha vajzën ndihmën e parë dhe më pas nisi të dridhej dhe qajë nga paniku. Ngjarja ishte aksidentale, por ndonëse ishte i prekuri në këtë histori, babai i vajzës që u përplas nga makina, me veprimin që bëri i la të gjithë pa fjalë. Kur pa shoferin në gjendje të rëndë, ai shkoi dhe përqafoi atë duke i thënë të qetësohej pasi e  dinte që gjithçka ndodhi aksidentalisht. 

“Shikova sinqeriteti në sytë e tij. E ka bërë pa dashje. Ishte një aksident në rrethana të komplikuara. E vetmja gjë që i kërkoj është të lutet për vajzën tim”, tha babai brazilian për të riun që i aksidentoi të bijën.

Video ka bërë xhiron e botës, ku veprimi i babait preku zemrat e të gjithëve.

Po në Shqipëri si do të reagonin njerëzit? Nuk është e lehtë t’i përgjigjesh, por një gjë është e sigurt se kur shqiptarët reagojnë me sherre të dhunshme për një gërvishtje makine apo një vend parkimi të zënë, vështirë të mendohet se do të kishte një moment prekës dhe njerëzor si ky që ndodhi në Brazil.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin