VIDEO/ Vitor Roque bën gjithçka për 13 minuta dhe del me të kuq, Barcelona 'likuidon' 1-3 Alavesin

VIDEO/ Vitor Roque bën gjithçka për 13 minuta dhe del me të kuq, Barcelona 'likuidon' 1-3 Alavesin

Barcelona feston golin e Lewandowskit

Vitor Roque

Për Barcelonën kritikat duket se kanë bërë mirë, me katalanasit që siguruan këtë të shtunë fitoren e dytë radhazi në La Liga, teksa mposhtën 1-3 Alavesin në udhëtim.

Lewandowski dhe Gundogan shënuan dy herë për djemtë e Xavit, para se Omorodion të shënonte golin e vetëm të Alaves. Më pas Vitor Roque gjeti të tretin për Barçën, duke "vulosur" tri pikët.

"Engjëll dhe djall" braziliani, që u fut në fushë në minutën e 59-të dhe pasi shënoi golin e tretë për katalnasit u ndëshkua edhe me karton të kuq, të gjitha këto në harkun e 13 minutave.

Me 50 pikë Barça qëndron në pozitën e tretë në La Liga, shtatë pikë pas Real Madridit që prin renditjen. Alaves me 26 pikë mban vendin e 12-të.

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Barcelona merr tri pikë në udhëtim, Valencia fiton 2-1 ndaj Almerias! Granada dhe Las Palmas ndajnë pikët, Uzunit i anulohet goli


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!

Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!