La Liga spanjolle e futbollit luan javën e 23-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi në orën 14:00, me Valencian që nuk gaboi në "Mestalla" dhe fitoi 2-1 me Almerian falë golave të Hugo Duro dhe Yaremchuk.
Për Barcelonën kritikat duket se kanë bërë mirë, me katalanasit që siguruan këtë të shtunë fitoren e dytë radhazi në La Liga, teksa mposhtën 1-3 Alavesin në udhëtim. Lewandowski dhe Gundogan shënuan dy herë për djemtë e Xavit, para se Omorodion të shënonte golin e vetëm të Alaves. Më pas Vitor Roque gjeti të tretin për Barçën, duke "vulosur" tri pikët. "Engjëll dhe djall" braziliani, që u fut në fushë në minutën e 59-të dhe pasi shënoi golin e tretë për katalnasit u ndëshkua edhe me karton të kuq, të gjitha këto në harkun e 13 minutave.
Te pikët në javën e 23-të të elitës spanjolle të futbollit doli edhe Granada, që në shtëpi barazoi 1-1 me Las Palmas. Vendasit shënuan të parët me Mendez në të 43 minutë, para se Pejino të barazonte. Myrto Uzuni u fut në pjesën e dytë për Granadën dhe në minutën e 73 shënoi gol, por puna e beratasit u zhvlerësua nga arbitri dhe VAR, që anuluan gjithçka për pozicion jashtë loje.
La Liga, java 23:
E shtunë
Valencia 2-1 Almeria
Granada 1-1 Las Palmas
18:30 Alaves 1-3 Barcelona
Renditja:
Vitor Roque
Për Barcelonën kritikat duket se kanë bërë mirë, me katalanasit që siguruan këtë të shtunë fitoren e dytë radhazi në La Liga, teksa mposhtën 1-3 Alavesin në udhëtim.
Lewandowski dhe Gundogan shënuan dy herë për djemtë e Xavit, para se Omorodion të shënonte golin e vetëm të Alaves. Më pas Vitor Roque gjeti të tretin për Barçën, duke "vulosur" tri pikët.
"Engjëll dhe djall" braziliani, që u fut në fushë në minutën e 59-të dhe pasi shënoi golin e tretë për katalnasit u ndëshkua edhe me karton të kuq, të gjitha këto në harkun e 13 minutave.
Me 50 pikë Barça qëndron në pozitën e tretë në La Liga, shtatë pikë pas Real Madridit që prin renditjen. Alaves me 26 pikë mban vendin e 12-të.