102 kilogramë e 500 gramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme nga policia në Vlorë.

Eshtë bërë i mundur edhe arrestimi i poseduesit ët lëndës narkotike, i cili rezulton 26 vjeçari Eraldo Canaj, banues në Vlorë.

Sekuestrimi i kanabisit u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku Eraldo Canaj,  po lëviste me automjetin e tij tip '' Polo” me targa AA 428 KC, të mbushur me kanabis.

Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Njoftimi plotë i policisë:
Vlorë
Vijojnë operacionet në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike !
Policia finalizon një tjetër operacion antidroge, të koduar “SHIGJETAT” !
Sekuestrohen 102 kilogram e 500 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike !
Në vijim të goditjeve
të njëpasnjëshme të realizuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë të rasteve të prodhim shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, një tjetër rast operacioni i koduar ''Shigjetat'' është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë.
Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Kalaja”, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekustruar në automjetin tip '' Polo” me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin e lartëpërmendur si posedues të lëndës narkotike si edhe ka sekuestruar, sasinë e lëndës sëbashku me mjetin në cilësinë e provës materiale.
Materilalet u referuan në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com