Dalin pamjet e vrasjes së ish-policit Ajet Zeqaj i ekzekutuar mbrëmjen e 16 marsit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
 
U qëllua pas shpine dhe më pas breshëri plumbash me pistoletë silenciator derisa vrasësi u bind që shënjestra ndërroi jetë.
 
Viktima njihej për lidhjet me Elton Çiçën, person që u vra pak kohë më pas teksa darkonte me disa persona, mes tyre një polic e një gazetar.
 
Vrasja e Zeqaj ende nuk është zbardhur, ndërsa videoja e publikuar sot, është fiksuar nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes ku dhe u qëllua Zeqaj me 7 plumba.
 
Autori shfaqet i veshur me xhinse, një xhaketë të zezë dhe mban një kapele të bardhë me strehë.

ajet zeqa
(Imazh i prere nga kamera e sigurise)

Kamera e sigurisë, ka fiksuar edhe momentin kur atenatorit i blllokohet pistoleta dhe me të goditur, e zhbllokon atë për të vazhduar me qitjet në drejtim të trupit të Ajet Zeqajt, që gjeti vdekjen e menjëhershme.

Plumbi i parë pas shpine rrëzon shënjestrën, ndërsa më pas atentatori e qëllon me 6 plumba të tjerë derisa bindet që Zeqaj ka vdekur.

Pak metra nga trupi i vrarë, policia ka gjetur pistoletën me silenciator, të cilën autori gjatë ikjes e kishte hedhur poshtë një makine. Por pavarësisht gjetjes së saj nuk janë fiksuar gjurmë të gishtave.