Premier League zhvilloi katër nga ndeshjet e javës së 13-të. Arsenal u ndal në transfertë 1-1 nga Southampton, me Granit Xhakën që nuk i mjaftoi "Topçinjve". Në minutën e 11 të ndeshjes, shqiptari lëshoi një "predhë" nga brenda zone, duke e ndalur sferën në rrjetë. Në minutën e 65 të ndeshjes, Armstrong vendosi ekuilibrat për "Shenjtorët". Pas tetë fitoreve në të gjitha garat, skuadra e Arteta ndalet në një barazim në transfertë. Arsenal vijon të jetë në krye të Premier League me 28 pikë, dy më shumë Manchester City ndjekës.
Goli i Xhakës:
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Xhaka nuk i mjafton Arsenalit, 'Topçinjtë' ndalen pas tetë fitoreve! Tottenham mundet nga Newcastle







