Dortmund fitoi sot 3-0 me Bochum për javën e 13 në Bundesligën gjermane të futbollit. Dy gola në këtë takim u shënuan nga talenti 17 vjeçar Youssoufa Moukoko. Djaloshi i verdhezinjve thyen rekordin e Bundesligës, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon 10 gola në një sezon. Me origjinë nga Kameruni, djaloshi është pjesë e U-21 të Gjermanisë edhe pse në moshën 17 vjeçare. Me kontratë deri në 2023, duket se Dortmund do rinovojë me yllin e ri të skuadrës.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Prill, 21:24

    A duhet që seancat në GJKKO të transmetohen live për publikun?