Në këshillin e fshatit ukrainas, Keretsk, kanë shpërthyer disa granata dhe për pasojë 26 persona janë lënduar. Mediat e huaja raportojnë se disa nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë.

Një zyrtar i këshillit ka hyrë brenda në mbledhjen e këshillit dhe ka hedhur granatat, të cilat kanë shpërthyer brenda sekondash. 

Ai ka hedhur tre granata në dhomën e vogël të mbledhjes. Aktualisht nuk ka detaje për motivet, që e kanë çuar atë drejt këtij akti kriminal.

???? BREAKING: UKRAINE DEPUTY DETONATES GRENADE IN COUNCIL MEETING

pic.twitter.com/VenzLTIal9

— Clown World ™ ???? (@ClownWorld_) December 15, 2023