VIDEO/I moshuari i kërkon pagën, të rinjtë e rrahin për vdekje

VIDEO/I moshuari i kërkon pagën, të rinjtë e rrahin për vdekje

Ky është momenti i tmerrshëm kur dy burra rrahin egërsisht një 66-vjeçar dhe e godasin në kokë disa herë pasi e lëshuan atë pa ndjenja.

Sulmuesit e pamëshirshëm u kapën nga kamerat e sigurisë në një nënkalim këmbësorësh në Brasov të Transilvanisë në Rumani.

66-vjeçari, i quajtur Dumitru Niculae, u la me një hundë të thyer dhe disa dhëmbë të humbur.

Pavarësisht se u rrah dhe e godit disa herë në kokë nga të rinjtë, z. Niculae arriti të shmangte lëndimet më serioze.

Ai u dërguar në një spital afër dhe shpjegoi incidentin kur ai rifitoi vetëdijen.

Burri tha se kishte punuar si punëtor tek njëri prej të rinjve.

Kur plaku i tregoi punëdhënësit të përkohshëm se kishte nevojë për pagat e tij për gjërat e përditshme, ai nuk pranoi ta paguante dhe e sulmoi bashkë me një mikun e tij.

Z. Niculae shpjegoi: “Kam punuar për të. Megjithëse jam i vjetër, ende më duhet të punoj për të jetuar. Kur pyeta për paratë që më detyrohej, ai më goditi. U përpoqa të mbrohesha, por nuk munda. Unë jam shumë i vjetër sot, nuk kam fuqi”.

Mediat lokale më vonë identifikuan burrat në video si Mircea Mihai Constantin, 23 vjeç dhe Ceplinsche Adrian, 18 vjeç.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren