TIRANE- Në faqen e e Facebook të të arrestuarit Fadil Muslimani është publikuar një video, ku tregohet një muxhahedin shqiptar që ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Emri i personit nuk dihet, por “Shqiptarja.com” ka zbuluar videon ku tregohet me zë e figurë, situata në Siri dhe stërvitja e tij. Në video shihet i riu muxhahedin shqiptar, me një automatik kallashnikov, që tregon se pasi ka mbërritur në tokën siriane, i është nënshtruar një stërvitjeje pranë një kampi muxhahedinësh.

Pikërisht gjatë kohës së stërvitjes kampi ishte sulmuar nga një grup ushtarakësh, ku disa muxhahedinë gjatë luftimit kanë rënë të vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur, mes të plagosurve ka qënë dhe vetë personi që flet në video. Videoja që është publikuar ditën e 3 marsit 2014, tregon peripecinë katër mujore të muxhahedinit shqiptar, pasi është marrë peng nga forcat ushtarake, të cilat i kanë kërkuar që të vihet në shërbim të tyre. Pas disa ditë qëndrimi peng dhe kurimi nga spitali i burgut, është arritur të lirohet falë një shkëmbimi të burgosurish mes muxhahedinëve dhe ushtrisë siriane.

Shkrimi u publikua sot (14.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)