Videoja e Beratit, Policia: Të rinjtë
nuk kanë kryer vepër penale

Videoja e Beratit, Policia: Të rinjtë<br />nuk kanë kryer vepër penale
BERAT- Në të gjithë ngjarjen e publikuar ditën e sotme në rrjetin social “Facebook”, ku në një video shfaqen dy persona që lidhin me litar në pjesën poshtë krahëve një burrë rreth të 60-ave dhe më pas e ngrenë litarin me kovën e ekskavatorit, i cili bën xhiro për disa sekonda, rezulton se nuk është kryer asnjë vepër penale.
 
Ka qenë ky konstatimi i arritur nga policia e Beratit pas identifikimit të personave pjesëmarrës në këtë ngjarje dhe hetimit të rastit.
 
Të pyetur nga policia lidhur me videon e publikuar në FB, e cila indinjoi jo pak qytetarë, persona pjesëmarrës në ngjarje, përfshi edhe 62-vjeçari i cili u lidh dhe u var nga dy të rinjtë në kovën e ekskavatorit, ata thonë se e gjitha u bë për shaka dhe humor.
 
Sipas policisë, personi që është lidhur dhe varur është shtetasi K.Tafa., 62 vjeç, banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Ndërsa personi kryesor që e ka lidhur K.Tafën me litar dhe që sipas të dhënave ka pasur idenë e videos është Neritan Veis Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Berat. Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa dhe janë djemtë e Neritan Tafës.
 
Që të tre këta persona kanë lidhje fisnore me 62-vjeçarin K.Tafa.
 
“Nga deklarimet e marra rezulton se K.Tafa është i punësuar prej 20 vitesh në biznesin e shtetasit Neritan Tafa, vendi ku edhe ndodhi ngjarja e regjistruar ne video. Të gjithë personat e pyetur, përfshirë edhe 62-vjeçarin K.Tafa kanë deklaruar se kjo video është bërë për humor dhe se mes tyre ka lidhje të ngushta fisnore dhe marrëdhënie të mira. Pas diskutimit të rastit në fjalë dhe të dhënave të mbledhura nga Policia me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, rezulton se nuk jemi përpara asnjë vepre penale të kryer nga personat e paraqitur në video”, thuhet në njoftimin e policisë së Beratit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje