Videoja e dytë e kunatit të Babales, Xhafaj: Opozita në krah të krimit po sulmon policinë me llumin

TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit nga deputeti i PD, Ervin Salianji të videos së kunatit të Babales, Fredi Alizoti që implikon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla. Xhafaj deklaroi se opozita i ka dalë në krah krimit dhe po sulmon policinë e shtetit me llumin e shoqërisë. 

Nuk do të preferoja të bëja një koment për këtë çështje, se boll kam bërë komente për këtë, edhe për një arsye fare të thjeshtë që kjo është një çështje që i takon drejtësisë.  Unë besoj se kam kulturën e nevojshme, politike, institucionale dhe ligjore që të respektoj në çdo rast autoritetet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre. Për sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe që është bërë temë dite, është një çështje që besoj që është në një hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

U takon atyre dhe më pas gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje. Përsa më përket mua, dua të them se unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm me një qëllim, t’u shërbej qytetarëve të vendit tim.

Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, jam i fokusuar në atë që është tejet e rëndësishme, në luftën kundër krimit të organizuar në veçanti. Dhe në këtë proces kam përzgjedhur, besoj instrumentet e nevojshëm, një ndër të cilët është edhe operacioni “Forca e Ligjit” dhe Task Forca. Besoj se kam përzgjedhur edhe partnerët e duhur, ndër të cilët padyshim edhe shumë të rëndësishëm për ne në këtë partneritet janë partnerët gjerman me të cilët jemi sot këtu.

Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që është rruga që t’i dali në krahë krimit me faktin duke sulmuar Policinë. Me faktin duke sulmuar operacionet që strukturat janë angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë zgjedhur instrumente sipas meje të gabuar për ta baltosur të gjithë këtë punë dhe për fat të keq kanë zgjedhur dhe partnerë të gabuar, kanë zgjedhur llumin e këtij vendi.

Fatmir Xhafaj

Në videon e dytë të publikuar dje nga deputeti i PD, Salianji, Alizoti pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Por nga ana tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht tre ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë. Report Tv mëson se deputeti demokrat është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje lidhur me denoncimin e audio-përgjimit të Albert Veliut (Babales) ku pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji do pyetet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enxhi: 12/10/2018 19:48

    Ore nje pyetje kam une. Kur do mundet opozita ta kuptoj qe punen e qeveris dhe te ministrive e vleresojn qytetaret dhe nderkombetaret?

    Përgjigju
  • Edra: 12/10/2018 19:47

    Vallaj ky Xhafa i ka ber disa te mira per vendin qe te flasim drejt. Po Luli ca ka bere se vetem ka vjedhur ne cdo pozicion qe ka qene.

    Përgjigju
  • Sadik: 12/10/2018 19:46

    Kush do nje bast me mua qe kjo ceshtja e babales do vazhdoj edhe nja ca dite sa te gjej ndonje ghe tjeter opozita te kapet se duket qarte se kane ngelur pa kauz

    Përgjigju
  • Ko ha: 12/10/2018 19:46

    Po skan faj ata o Fatmir, ata duan policin e lulit dhe te Mulit me qofte dhe raki jo policine qe e vleresojn te huajt.

    Përgjigju
  • Endri: 12/10/2018 19:46

    Une nuk e kuptoj si meret ky Fatmiri me Salianjin. Ul veten kot. Po lere more ate servilin e Lulit

    Përgjigju
  • Genti: 12/10/2018 19:45

    Vazhdo punen ti o shok se popullin e ke me vete po le ca bejn gam gam ata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë