Një shqiptar është dënuar me 8 muaj burg për dhunën ndaj një të riu britanik duke e lënë atë me 6 dhëmbë të thyer, e nofull të copëtuar...pasi ky i fundit ofendoi vëllain e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të 22 Qershorit në Angli, ku britaniku Zack Collins teksa dilte nga një lokal nate në gjendje të dehur ka fyer me sharje raciste një emigrant me origjinë shqiptare. Por për vëllain e tij, Sami Krasniqi ofendimi ka qenë i patolerueshëm, teksa i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me grusht.
 
Daily Mail ka bërë publike videon e cila shfaq pikërisht momentin kur 26-vjeçari shqiptar i “sulet” britanikut, video e cila tashmë ka bërë xhiron e botës e ku theksohet fakti se Zack Collins rrëzohet përtokë vetëm nga një grusht.
 
Sami Krasniqi u arrestua nga policia, ndërsa u dënua me 8 muaj burg për dhunën ndaj britanikut dhe me 4 muaj të tjerë për shkelje të një dënimi të mëparshëm ndaj tij. Fyerjet raciste ishin kthyer thuajse në të përditshme ndaj familjes së shqiptarit, prandaj për Sami Krasniqin duket se ishte mbushur kupa.
 
Konflikti ndodhi ndërsa britaniku kthehej në këmbë për në shtëpi, pasi kishte pirë alkool në klubin e natës. Ai po lëshonte një lumë fyerjesh raciste ndaj këmbësorëve, e ku njëri prej tyre qëlloi të ishte vëllai i Krasniqit.


sami krasniqi
(Ne foto: Me bluze te bardhe britaniku Zack Collins dhe ne rreth te kuq me bluze te zeze, shqitpari Sami Krasniqi)