Dikujt mund t’i duket horror, por në fakt kjo është mënyra që një mjek rus ka zgjedhur për të vizituar të porsalindurit.

Një video e publikuar Live Leak tregon pediatrin nga Rusia i cili vepron me foshnjën si të ishte një lodër!

Ai i lëviz me shpejtësi duart edhe këmbët për të kuptuar nëse gjymtyrët e të voglit funksionojnë normalisht. Kjo është një praktikë e vecantë e zgjedhur nga pediatri dhe të shumtë janë prindërit që cojnë bebet e tyre për tu vizituar nga “duart magjike” të rusit. Por shumë të tjerë thonë se do të duhej guxim i madh për të parë foshnjën e tyre të vizitohet në këtë metodë që për ta nuk ka aspak lidhje me normalen!

Gjithsesi mbetet në gjykimin personal të gjithsekujt për të vlerësuar se sa normale është kjo mënyrë e të vizituarit që pediatri rus praktikon ndaj të porsalindurve.