KARAIBE - Ekziston një vend në botë ku pushuesit krahas plazhit shijojnë edhe uljen e aeroplanëve, fare pranë kokave të tyre.

Bëhet fjalë për ishullin Shën Martin në Karaibe, ku aeroporti Princess Juliana është vetëm pak metra larg zonës së plazhit.

Për këtë aeroplanët duhet të bëjnë një ulje sa të rrezikshme aq edhe spektakolare, ku shumë turistë zgjedhin për të kaluar disa ditë pushime në këtë vend, qoftë edhe për shkak të këtij fakti të veçantë.

Turistët e shumtë të mbledhur buzë detit, qëndrojnë me aparate dhe celularët në dorë, për të fotografuar në fluturim e sipër mbi kokat e tyre, aeroplanët e mëdhenj që ulen në pistën e aeroportit.